Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00.
Në rend dite për këtë mbledhje janë 20 pika, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 94 të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.
Në fillim të kësaj mbledhje, siç ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë, Kurti do të deklarohet lidhur me takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që u mbajt më 18 gushtit në Bruksel.
Një prej pikave të rëndësishme të kësaj mbledhje do të jetë edhe shqyrtimi i projekt-udhëzimit Administrativ për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.03/2002 për Rregullimin e Çmimeve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).
Qeveria pritet të miratojë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.