Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve në Kosovë, në kohën e pandemisë.
Orari i ri do të jetë i vlefshëm nga data 4 maj deri më 18 maj, sipas shifrës së parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.
Lëvizja e qytetarëve sipas masave të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së COVID-19, nga data 4 maj deri më 18 maj, do të bëhet dy herë në ditë (i ndarë në dy pjesë) 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite.