Ky është orari i lëvizjes për të gjithë (Foto)

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar masat e reja kufizuese për qarkullimin e qytetarëve.

Masat e reja të cilat e kufizojnë lëvizjen e qytetarëve hyjnë në fuqi nga 15 prilli.

Qytetarët do të mund të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë.

Dalja do të behet në bazë të numrit të fundit të letërnjoftimit.

Dalja sipas ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vita duhet të jetë pa shoqërues.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Të dashur qytetarë

Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të letërnjoftimit.

Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik.

Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

Kontribo edhe ti duke respektuar me përpikmëri masat në fuqi!