Në Kosovë moti për javën e ardhshme do të jetë i ndryshueshëm.
Ditën e hënë në vend parashihen të arrihen temperatura të larta, ndërsa në ditët e tjera të javës do të karakterizohen me mot jostabil.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet që të ketë vranësira të cilat do të shoqërohen me riga të shiut edhe me shkarkime rrufesh.
Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë Celsius.
Në javën e ardhshme minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.