Sot rreth orës 04:40 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, Arbnor Ademi nga komuna e Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar.
Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga aksidenti, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës.