Më poshtë e keni draft-ligjin e plotë me ndryshimet e propozuara të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Propozim-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se u mundëson votuesve nga diaspora të votojnë në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, i mundëson edhe Kryeministrit Albin Kurti që në rast se shkohet shpejtë në zgjedhje të jetë bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi propozimi-ndryshimi i ligjit zgjedhor riformulon piken q) të nenit 29, paragrafi 1, të Ligjit bazik, ‘sanksionin’ ligjor ky i cili Kurtit ia pamundësoi pjesëmarrjen në listën zgjedhore të partisë së tij, LVV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.












