Ky është deputeti i VV-së që do të votoj kundër shtrenjtimit të rrymës (Foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Burim Karameta, ka thënë se vota e tij do të jetë kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike.

Ai në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se mendimi i tij është ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën, por se do të jetë gjithmonë kundër gjërave që shkojnë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Gjatë gjithë kohës fushatën e kemi udhëhequr duke thënë se deri tash është bërë politikë me qytetarët, tanë do të bëjmë politikën bashkë me qytetarët”.

“Po bëj thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi te ta. Deputetë e qytetarë, do të ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues janë familjarët tanë. Do të jetë vota ime kundër rritjes eventuale të rrymës”, tha Karameta.