Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook. “Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin”, shkruan ai.

Ai ka postuar një fotografi, ku ka përshkruar hapat të cilët i ka marrë pasi është konfirmuar me koronavirus.
Alimadhi ka njoftuar se e infektuar është edhe gruaja e tij.