Ky çaj ndihmon për të rënë nga pesha

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 litër ujë

1 lugë çaji me kanellë pluhur

6 gjethe dafine

1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 

Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.

Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.

Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.

Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht. / neps.al