Kuvendi vazhdon sot seancën plenare

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, me pikat e rendit të ditës.

Gjatë javës së kaluar Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar sot.

Në të dy këto projektligje kishin marrë pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca do të vazhdojë sot nga ora 10:00.