Kuvendi themelon Komisionin hetimor për rezervat shtetërore

Kuvendi i Kosovës ka vendosur me shumicë votash të formojë komisionin hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

Në seancën e së enjtes, 69 deputetë votuan pro krijimit të komisionit, gjashtë abstenuan dhe një votoi kundër.

Seanca e tretë e paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë për në javën tjetër.