Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet një debat parlamentar për “nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave”.
Kjo seancë është thirrur nga opozita, me 40 nënshkrime. Ajo është paraparë të fillojë në orën 12:00.
Koeficienti i pagave përcaktohet në Ligjin për buxhetin dhe ai mund të ndryshojë varësisht nga rritja ekonomike.
Pas kësaj seance Kuvendi pritet të mbajë edhe vazhdimin e një seance plenare, me pika të papërfunduara nga një seancë e kaluar.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë në orën 10:00.
Rendi i ditës
11. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.