Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim ka shkarkuar Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Në votimin në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e pozitës u shkarkua Arsim Berisha, kryesues i Bordit të ARRH-së dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.
Votimi për shkarkimin e këtij Bordi kishte dështuar në seancën e fundit, gjë që ishte kundërshtuar nga opozita.