Më 82 pro, kundër 32 dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, pas 50 ditë qeverisje.
Pas një debati shumë orësh në Kuvend, votat kundër Qeverisë Kurti, i ka bashkuar LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe minoritetet shkruan, Gazeta Stop.
Nga LDK-ja, kundër kanë votuar përveç Vjosa Osmanit edhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.
Qeveria Vetëvendosje – LDK ishte votuar më 3 shkurt 2020 pas disa muajve diskutime e negociata.