Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

Fillimisht deputetët kanë votuar projektligjin për amendamentimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore”.

Për këtë marrëveshje 84 deputetë kanë votuar pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me 84 vota për është votuar edhe për Projektligjin nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19″.

Votimi i këtyre marrëveshjeve është mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, komuniteti multietnik dhe  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.