Kuvendi i Kosovës nesër (e shtunë), do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, e që ka të bëjë më projektligjin për buxhet për vitin 2020.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra për Media, e Kuvendit të Kosovës.
“Rendi i ditës Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020″.
Seanca pritet të fillojë në orën 15:00.