Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë plenare.
Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.
Rendi i ditës:
- Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
- Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
- Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.