Nesër Kuvendi i Kosovës do të kthehet nga pushimet verore, ku edhe do të mbajë seancë plenare.
Në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan lajmi.net.
Miratimi i këtij projektligji do t’i hapte rrugë tërheqjes së 10%-shit nga trusti, masë kjo e paraparë nga qeveria për ndihmë për qytetarët që janë goditur ekonomikisht nga pandemia.
Pikat për seancën e nesërme:
- Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:
- Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,
- Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.
- Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:
- Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:
- Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.