Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare me fillim nga ora 11:00.

Në rend ditë janë pikat e mbetura nga seanca e kaluar e që ishin në rend dite.

Po ashtu, në ora 10:00 do të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit.

Këto janë pikat e rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit:

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare me fillim nga ora 11:00.

Në rend ditë janë pikat e mbetura nga seanca e kaluar e që ishin në rend dite.

Po ashtu, në ora 10:00 do të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit.

Këto janë pikat e rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit:

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.