Kuvendi i Kosovës sot do t’i hap dyert për bashkatdhetarët.
Ata nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të kenë mundësi ta vizitojnë nga afër institucionin kryesor të ligjvënies në vend.
Aty do të zhvillohen edhe bashkëbisedime me deputetë, njofton www.gazetastop.com.
Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit.
Aktiviteti tradicional organizohet nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”.