Kuvendi i Kosovës të enjten (sot) mban seancën e radhës plenare në të cilën pritet të debatohet në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.
Në rend dite janë nëntë pika. Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.
Pritet shqyrtimi i dytë i projektkodit të Procedurës Penale, ai i Ekzekutimit të Sanksioneve Penale, ai i Shërbimi Korrektues dhe ai i Shërbimit Sprovues.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për të cilin mangësi të shumta pati gjetur Komisioni i Venecias.