Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke dhe çfarë shkakton në organizëm

Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit. Por a është menduar ndonjëherë se cila kafe është më e shëndetshme?

Kafeja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Madje askujt nuk i ka shkuar në mendje për të zëvendësuar kafen turke me ndonjë lloj tjetër.

E keni menduar ndonjëherë nëse merrni të njëjtat vlera kur pini një kafe ekspres si kur pini kafen turke? E vërteta është se jo të gjitha llojet e kafesë kanë të njëjtat vlera.

Ndryshimet mes kafesë turke dhe asaj ekspres

Kafeja turke është ajo që ka përqendrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë, pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zierja e tyre me ujë. Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera.

Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës.

Më pas, përgatitja në makinetat e ekspresit, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen te kafeja: kafestoli dhe kaholiani. Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden te bima e kafesë, që janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshme.

Studime të fundit kanë vërtetuar se këto dy substanca te personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk furnizohet me gjakun e nevojshëm.

Pirja e kafesë turke te këta persona, rrit dukshëm nivelin e kolesterolit me 10 për qind.

Duke qenë se kafeja turke përmban 7.2 miligram të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit, ndërkohë kafeja ekspres përmban vetëm një miligram nga secila substancë.

Kjo për ekspertët është një e dhënë e dobishme, pasi tregon se njerëzit që vuajnë nga kolesteroli duhet të konsumojnë më shumë kafenë ekspres. Për njerëzit të cilët nuk kanë këto probleme, kafja turke nuk përbën asnjë rrezik. /Agroweb