Njëra lufton për titull e tjetra për mbijetesë në Superligë.
E në javën e 28-të, më saktësisht të shtunen nga ora 15:00, Drita e cila është lidere aktuale në tabelë e pret në shtëpi Trepçën ’89 e cila është në zonën e kuqe. Pavarësisht rënditjes në tabelë, mitrovicasit kanë qenë të papërshtatshëm për gjilanasit. Të dy ekipet kanë fituar nga një përballje, ndërsa kanë barazuar një herë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Po atë ditë, zhvillohet edhe ballafaqimi tjetër në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës. “Xhebrailat” e pozitës dy kanë fituar të gjitha ballafaqimet e këtij sezoni kur u takua me Malishevën e cila synon të mbesë në Superligë.
Sfida shumë të interesante ka edhe të dielën. Prishtina është nikoqire e Dukagjinit.
Kurse, dy duelet tjera që e mbyllin javën e 28-të në Superligë janë ndërmjet Llapit e Drenicës dhe Ferizaj përballë Gjilanit.