Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, ishte i njohur për politikën e tij të jashtme të ashpër dhe një strategji ekonomike që u bë e njohur gjerësisht si “Abenomics”.
Një nacionalist konservator sipas shumicës së përshkrimeve, 67-vjeçari Abe udhëhoqi Partinë Liberale Demokratike (LDP) drejt fitores dy herë.
Qëndrimi i tij i parë si kryeministër ishte i shkurtër – pak më shumë se një vit nga 2006-a.
Por ai bëri një rikthim befasues politik në vitin 2012 dhe qëndroi në pushtet deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Askush në historinë politike të Japonisë nuk ka qëndruar në pushtet tetë vjet.
Japonia ishte në një recesion kur ai filloi mandatin e tij të dytë dhe politika e tij ekonomike – e ndërtuar mbi lehtësimin monetar, stimulin fiskal dhe reformat strukturore – u vlerësua se ndihmoi rritjen në kthimin e një ekonomie të lëkundur.
Vritet ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe
Ai gjithashtu mbikëqyri rimëkëmbjen e Japonisë nga një tërmet masiv dhe cunami në Tohoku në vitin 2011, i cili la të vdekur afro 20 mijë njerëz dhe çoi në një shkrirje të reaktorëve bërthamorë të Fukushimës.
Ai dha dorëheqjen në vitin 2020 pasi i ishte rikthyer sëmundja e kolitit ulceroz. Sëmundja e zorrëve kishte çuar në dorëheqjen e tij edhe në vitin 2007.
Ai u pasua nga aleati i ngushtë i partisë Yoshihide Suga, por ende shihej si një figurë e fuqishme në politikën japoneze.
Më 8 korrik, Abe ishte në qytetin jugor të Naras duke bërë fushatë në emër të një kandidati që garonte për dhomën e lartë të Japonisë.
Ai ishte duke mbajtur një fjalim kur u qëllua nga një person i armatosur – një 41-vjeçar që besohet të jetë ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes, ekuivalenti i marinës së Japonisë.
Abe ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, por vdiq më vonë duke mos arritur t’i mbijetonte plagëve.