Kusari-Lila: Simiqi e lëshoi Radojçiqin në interfon në zyrën time

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiqi e ka lëshuar Milan Radojçiqin në interfon në zyrën e saj.

Kusari-Lila thotë se me të ka biseduar në gjuhën shqipe dhe ka folur për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri.

“Çka mund të them është është kam qenë në një herë në dy tre minuta që dëgjohem, që Slavko Simiq bisedon me Milan Radojiçiqin dhe e lëshon telefonin në speaker phone dhe ka qenë në zyrë time”, u shpreh Kusari-Lila në Klan Kosova.

“Diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe është folur për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri për domosdoshmërinë e shkuarjes në Valaq, dhe natyrisht që kam dëgjuar prej anës së tij se është i pakënaqur me çka po ndodhë”.