Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë detaje nga ajo se çfarë përmban plani franko-gjerman. Në diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”, që është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për planin franko-gjerman, Kusari – Lila ka thënë se plani është i ndarë në dy faza.
“Plani përmban zgjidhjen përfundimtare të ndarë në dy faza. Faza e parë nuk e përmban njohjen reciproke … Faza e dytë synon normalizimin e plotë. Në këtë propozim Kosova nuk ka qëndruar indiferente keni dëgjuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kryeministri Albin Kurti, kanë thënë se është serioz, por refuzojnë të japin elemente të cilat tash veç i kanë përcjellë”, ka theksuar Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se vazhdimisht i është kërkuar që plani franko-gjerman të quhet plan evropian.
“Ajo që doli tjetër është plani evropian, më është kërkuar vazhdimisht që ta quaj plan evropian e jo veç franko – gjerman, për arsye se ky plan nuk është plan franko- gjerman por plan evropian, që e ka mbështetjen e SHBA-së”, ka deklaruara Kusari-Lila.
Ka folur edhe për bojkotin e Listës Serbe, duke thënë se ka mbi katër muaj që ata nuk janë duke marr pjesë në seancat plenare.
“Ka mbi 4 muaj e gjysmë që Lista Serbe nuk merr pjesë në seancat. Arsyeja nuk është parimore por ka të bëjë me ruajtjen e Milan Radojiçiqit. Pakënaqësia e tyre është shfaqur në atë moment kur atij i është dhënë lajmi se Policia po e kërkon. Jo për ndonjë shkelje të të drejtave të dikujt”, është shprehur Kusari-Lila.
Peci: Serbia i ka qëllimet e limituara vetëm në veri të Kosovës
Në këtë diskutim, drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka theksuar Qeveria e Kosovës ka bërë gabim që nuk e ka shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat. “Mendoj që situata e kontrolluar në Kosovës është më shumë në favor të Kosovës sesa kur situata na ka dalë prej dore në veri”, ka theksuar Peci.
Sipas tij qëllimet e Serbisë janë të limituara vetëm në veriun e Kosovës. “Serbia në këtë rast mendoj që i ka qëllimet e limituara dhe atë i ka vetëm në veri të Kosovës. Jemi dëshmitar që komuniteti serb nuk i ka lëshuar institucionet qendrore. Dhe ky shou me daljen e deputetëve e ardhjen e të rinjve tregon se Serbia dëshiron të krijojë një situatë të veçantë në veri”, ka theksuar Peci.
Ai ka thënë se opsion i ndarjes ka rënë poshtë dhe kjo sipas tij është mirë, pasi sipas Pecit ai ka qenë një opsion shumë i rrezikshëm për vendin.
Ai ka theksuar se ka parë disa versione të panit franko-gjerman dhe se për fazën e parë, të gjithë sillen rreth planit të dy Gjermanive.
Peci ka theksuar se beson që viti i ardhshëm është viti i fundit për arritjen e një marrëveshje.
Ai ka vlerësuar se Qeveria nuk ka pas një mesazh të mirëfilltë për popullatën serbe në Kosovë.
“Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një dallim të madh mes Qeverisë së Serbisë, Listës Serbe e popullatës serbe në Kosovë. Duhet të ketë një empati për popullatën serbe. Kaosi nuk i konvenon popullatës serbe”, ka theksuar Peci.
Drejtor Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se në Kosovë nuk dihet mjaftueshëm se si do të zhvillohet procesi i dialogut.
Sipas tij nuk dihet nëse mungesa e informatave për procesin është një strategji e kryeministrit, Albin Kurti, për të shmangur diskutimet apo është strategji që dialogu është duke u futur në procesin final.
“Strategjinë ende nuk e kemi të qartë. E në mesin e këtyre zhvillimeve e kemi një plan franko-gjerman për të cilat shoqëria kosovare di më së paku”, është shprehur Kryeziu.
Drejtor i organizatës joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq, ka folur për pretendimet e tij se është sulmuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.
“Rasti që më ka ndodhur mua nuk është i izoluar dhe nuk është i vetmi sa i përket aspektit të sigurisë. Besoj në rastin tim Njësia Speciale i ka tejkaluar kompetencat e saj. Shprehi pakënaqësinë e thellë me njoftimin e Policisë së Kosovës që dy orë pas ndodhjes së incidentit ka demantuar që ka ndodhur ky incident”, është shpreh