Kusari-Lila edhe këto zgjedhje do të kandidojë si pjesë e listës së VV-së

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se edhe këto zgjedhje do të vazhdojë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Edhe në këto zgjedhje do të vazhdojmë bashkëpunimin me LVV-në shpresoj se nuk do të ketë vetëm bashkëpunime të individëve por të gjithë subjektit”.

“Besoj se do të vazhdojmë bashkë si dy subjekte që kanë qëllimin dhe synimin për ndryshime pozitive”.

“Këto zgjedhje besoj së do të dalim si dy subjekte me një listë të përbashkët me një marrëveshje në koalicion”, ka thënë Kusari-Lila për media pas takimit që pati me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes, njofton Klan Kosova.

Në atë takim u diskutua për mbajtjen e datës për zgjedhjet e jashtëzakonshëm.