Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajramin dhe zëvendësministrin në detyrë, Jusuf Thaçi, u takuan me Drejtorin e Shkollës Model “Qamil Batalli”, Liridon Maliqi
Kurti tha se si Qeveri janë të kënaqur me punën që po bëhet.
“Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht. Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake”.
Sipas Kurtit, koronavisur në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. “Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”.