Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference)”, thuhet në komunikatën për media.
Ndryshe, në këtë konferencë do të merr pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.