Kurti udhëton drejt Turqisë, atje do të pritet nga Erdogan

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.

Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.