Kurti udhëton drejt Britanisë së Madhe, pritet të takohet me sekretaren Truss

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Britanisë së Madhe, ku siç njofton të hënën Zyra e tij, do të ketë takime të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit, Kurti do ta takojë sekretaren për Punë të Jashtme, Liz Truss, derisa të hënën do të mbajë një ligjëratë në “Oxford Union”, e të martën në Universitetin e Cambridge.

Më parë, Kurti ka bërë vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Zvicër. Nga deputetët opozitarë është kritikuar për humbje kohe dhe vizita ta pafrytshme.