Kryeminsitri Albin Kurti ka sqaruar skandalin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
Kurti duke u shprehur i lumtur që e ka kryenegociator Bislimin ka thënë se pasi ka dal lajmi e ka kontaktuar Bislimin dhe ai ka kërkuar falje.
Kurti thotë se nuk ka qenë qëllimi i tij i keq por që nuk ka gjetur fjalët e duhura.
“Kur është formuluar ai twitt nuk kanë qenë fjalët e duhura. Ka kërkuar falje. Ai ka qenë takimi më i mirë që ka pasur zëvendërkryueminsitri e më vjen keq që është folur për keq. Nuk besoj që është bërë dëm. Kam folur menjëherë si është bërë kjo se ai ka reaguar”, ka thënë Kurti.
I pyetur për kërkesat e opozitës për dorëheqjen e Bislimit, Kurti tha se: “Opozita nuk e ka hallin me të por me mu”.