Kurti tregon se çfarë biseduan me Erdoganin në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Ankara të Turqisë, nga presidenti i këtij shteti, Rexhep Taip Erdogan.

Sic njofton Kurti, me presidentin turk kanë biseduar për mundësitë e reja bashkëpunuese në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes.

“Sot u mirëprita në Ankara nga Presidenti Erdogan Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe në fushën mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, tha ai.