Kurti tregon planin: Si u përdor Agim Veliu si pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuari i parë në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri Televizion.

Gjatë intervistës së tij, lideri i Vetëvendosjes është shprehur se, situata me Koronavirusin në vend është i vështirë, por theksoi se nuk i trembet pandemisë.

Sa i përket krizës politike në vend, Kurti deklaroi se, ish ministri i brendshëm Agim Veliu u shkarkua pasi ishte pjesë e planit për copëtimin e Kosovës.

“Në projektin për ndarjen e Kosovës janë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë projekt ndodhej ish-ministri i brendshëm që shkarkova. Nuk është më çështje shkarkimi i një ministri, ai ishte plan. Ky plan ka dy faza; shpallja e ngjarjes së jashtëzakonshme dhe ndarja e Kosovës.

Pas shpalljes së jashtëzakonshme, me një shumice të vogël votash, mund të bëhej mbret në Kosovë. Ai nuk është i kënaqur me kompetencat që ka. Prandaj dhe e kam ftuar të rikthehet në politikë e të futet në zgjedhje. Kosova është Republikë Parlamentare dhe presidenti është noter publik”, tha Kurti..