Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt falë kontributeve të tij.

“Per dekada, presidenti amerikan Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Kurti.