Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.
Kurti bën të ditur se temë e diskutimit ishte pranimi i refugjatëve afganë në Kosovë duke shtuar se do t’ju ofrojë ambient të sigurt, njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash Kurti thotë se aleanca mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e palëkundur.
“Kënaqësi të flasë me sekretarin Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e Biden. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti në Twitter.