Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, nga i cili kërkoi mbështetje të vazhdueshme.
Kurti po ashtu i kërkoi që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.
“Parlamenti i BE-së @Europarl_EN është një avokat për rrugën e Kosovës #EU , përfshirë liberalizimin e vizave. Falënderova David Sassoli @EP_Presiden për këtë mbështetje të vazhdueshme dhe e nxita për të ndihmuar Kosovën me sa më shumë vaksina, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti ka qëndruar sot në Bruksel, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë evropianë.