Kryeministri Albin Kurti ka filluar me takimet bilaterale në kryeqytetin belg të Brukselit, atje ku do të qëndrojë për një vizitë dyditore.
Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Belgjikës Alexander De Croo, takim në të cilin shkroi se nxiti liberalizimin e vizave.
I started my two day visit to #Brussels, home of #EU institutions, with a bilateral meeting with PM of #Belgium @alexanderdecroo.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021
I shared our priorities for jobs and justice, our commitment to the EU and urged visa liberalization. We agreed to increase economic cooperation. pic.twitter.com/d8qTXD44si
“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve të Bashkimit Evropian me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava prioritetet tona për vende të reja të punës dhe drejtësi, angazhimin tonë ndaj BE-së dhe nxita liberalizimin e vizave. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin ekonomik”, deklaroi Kurti.