Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar sulmin ndaj krerëve të sindikavete të Kosovës edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. Teksa deputetja e PDK-së Eliza Hoxha kërkoi nga qeveria të përkrahen sindikalitët, Kurti tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in.
I pari i ekzekutivit, Albin Kurti tha se është gabim të trajtohen njësoj kryesindikalistët, pasi sipas tij as dikur e as sot sindikalistët nuk kanë qenë të njejtë.
“Si subjekt socialdemokrat kemi qenë afër sindikatave, por as dikur as sot krerët e sindikatave nuk kane qënë te njejtë. Në njërën anë kemi pas sidikalistë të cilët përgjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht edhe në kohën e privatizimit të Aeroportit të Prishtinës, por e kemi rastin e kryesidnikalistit të metalistëve bacës Hasan Abazi që e patën rrahur dhe njëra ndër revisttat më të mira që është botuar në kohën e pasluftës është revista Metalisti, nëse nuk ju ka rënë në dorë asnjëherë. Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojt ndërmarrjet, vendet e punës, i kanë mbrojt punëtorët dhe për atë gjë janë rrahur nga grupe të caktuara që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv, këto po që janë elemente fashiste sepse rrahja e sindikalistëve është dukuri fashiste që nuk ka ndodh veç te na. Në anën tjetër kemi sidikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha Kurti në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se edhe krerët e sidnikatave kanë nevojë për ndryshime sikur skena politike në Kosovë, që sipas tij ka pasur nevojë.
“Nuk mund t’i fusim kryesidnikalistët e degëve të ndryshme në të njëjtin thes …Kemi pas të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhë të punëtorëve. Gabim më të madh sesa t’i trajtojmë njësoj këta nuk ka. Këtë dallim e kemi bërë edhe në të kaluarën e bëjme edhe sot. Nuk duhet ta njejtësojmë ta identifikojmë një sindikatë të caktuar me një udhëheqës aktual të asaj sindikate. Sikur në skenën politike në Kosovë që ka pas nevojë për ndryshime në shumë sektore ka nevojë për ndryshime”, tha më tej ai, transmeton Gazeta Express.
Tutje Kurti tha se gjendja e rëndë në arsim e shëndetësi nuk është vetëm pasojë e luftës. Ai u shpreh i habitur sesi sindikalistët kanë kërkuar vetëm rritje page.
“Qysh për dy dekada nuk ka pas sapun e vijnë vetëm me kërkesën për rritje të pagave”, u shpreh tutje ai.