Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje duke filluar nga ora 10:00.
Kështu u bë e ditur në njoftimin e zyrës për media të kryeministrisë, shkruan Lajmi.net.
Ndër pikat e rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.
Gjithashtu, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.
Përtej kësaj, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike dhe të tjera.
Ky është rendi i ditës për mbledhjen e 159-të të Qeverisë së Kosovës:

