Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Kosova ka marrë “lavdërime të larta” nga Banka Botërore gjatë kësaj jave.
Kurti thotë se sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%.
“Lavdërime të larta për Kosovën nga @Banka Boterore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për frymë””, shkruan Kurti.