Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku deri në mesnatë ishin numëruar 73% e votave, në bazë të së cilave Lëvizja Vetëvendosje rezulton e para.
Kryeministri Kurti ka shpallur kështu fitoren e parakohshme ndërsa gjatë fjalës së tij në Prishtinë para mbështetësve, tha se kjo ishte një ditë historike.
“Këto zgjedhje kanë treguar diçka të vlefshme për politikën dhe historinë, populli i Kosovës e ka mund edhe Serbinë”, tha ai.
Megjithëse, sipas rezultateve paraprake, ka rreth 10% të votave më pak se 2021, Albin Kurti shpërtheu ndaj opozitës.
“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 për qind”, tha Kurti.