Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit të së martës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar draftin të cilin ai e ka quajtur “draft-vizion” të cilin ai vetë e ka propozuar në tavolinën e bisedimeve.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i ekzekutivit ka thënë se në 67 nenet e draftstatutit të propozuar nga Ekipi Menaxhues në takimin në Bruksel “shihet dëshira për Republika Srpska në Kosovë”.
Dokumenti të cilin e ka publikuar Kurti në gjuhën angleze përmban 10 pika, për të cilin ka thënë se është inspiruar nga modeli i Kroacisë.
Ai ka publikuar vizionin e tij për implementimin e nenit 7 të Marrëveshjes bazë për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”.
“Sot, Ekipi menaxhues prezantoi draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata janë jonfunksionalë tashmë. Unë fundamendalisht nuk pajtohem me draftin. Ai përfaqëson dëshirë për Republika Sërspka në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

