Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Atdhe Hykollin, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Ali Gashin, kryetar i Këshillit drejtues të BSPK-së.
Duke e uruar Hykollin për detyrën e re, kryeministri shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së.
Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve në punë, nëpërmjet rishikimit të kornizës ligjore për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë, si dhe nëpërmjet fuqizimit të mekanizmave të zbatimit të ligjit.