Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si të rrejshme i ka cilësuar pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që në Kosovë serbet po persekutohen.
Këto komente Kurti i bëri në fillim të fjalisë së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara
“Këto pretendime të rrejshme të persekutimeve po vijnë nga një vend që është e njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20-të”.
Të hënën, Serbia kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, për të cilën pretendon se është “në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.