Ish-kryeministri Albin Kurti, tha se e mira dhe e drejta mund të vonojnë, por ato vijnë.
Në fjalimin e tij në manifestimin e VV-së, të premten pasdite në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, tha se qeverisja e tij e mirë u ndërpre, “sepse ata që e kanë kapur shtetin nga të gjitha anët, u kapën së bashku”.
“Më 6 tetor e 3 shkurt, ne e çliruam politikën, por e patë se si reaguan regjimi i vjetër dhe kapësit e shtetit. E patë se si presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara në Kuvend u vërsul për të rrëzuar qeverinë. Në VV ai nuk ka bashkëpunëtorë, por gjeti në LDK, e cila braktisi qeverisjen e mirë dhe tash janë të gjithë së bashku në një qeveri koti dhe që për kumbarë e kanë presidentin. Dhe mirë që janë bashkë, pasi që 20 vjet janë bashkë në vjedhje e zhvatje”, tha Kurti.