Kryeministri Albin Kurti, në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, u shpreh mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje.
“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit”, shkroi a në X.
“Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, thekson Kurti.