Kryeministri Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia. Ai theksoi se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.
“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”
Kryeministri derisa tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve, si dhe i ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.
Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë.
Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha sr nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë. /RTK/