Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për RTK-në, ka deklaruar edhe një herë se nuk shkon në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar, ani pse është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.
Siç shprehet Kurti, ai e di mirë se çfarë plani kanë ‘ata’, transmeton Klankosova.tv.
“Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk ju shkoj. Nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi ‘kryeministri më i pakorruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni’. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur. Edhe mua tash po më trajtojnë si të pandehur”, tha Kurti.