Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së sotme ka folur edhe për akuzat që i bëri ditë më parë deputeti i VV-së, Haki Abazi.
Kurti ka thënë se deklaratat Abazit nuk janë të vërteta dhe se për këtë çështje thotë se është përgjigjur edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.
Ndryshe, sot ka nisur intervistimi i deputetit Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin Dehari.
Në dhjetor të vitit të kaluar në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur mostrat e rastit t ë Astrit Deharit. Këtë e kishte bërë të ditur vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Të enjten në një konferencë për medie, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se duhet të kërkohen video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria duhet të intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe disa persona të tjerë të lidhur me këtë ngjarje